Opozita propozon sistem miks të financimit të partive në fushata

Nga Exit News
Opozita propozon sistem miks të financimit të partive në fushata

Ndërsa sot zhvillohej mbledhja e radhës e Këshillit Politik për reformën zgjedhore, Partia Demokratike publikoi propozimet e opozitës për sistemin e financimeve të partive në fushatat zgjedhore.

Sipas draftit (kliko këtu për të parë dokumentin), opozita është tërhequr nga propozimi fillestar me financim 100 per qind nga fondet publike dhe tashmë propozon një sistem miks.

Exit News sjell më poshtë pikat kryesore të propozimit të opozitës:

  1. Reduktim e financimit privat të partive në zgjedhje dhe rritje e financimit publik.
    Financimi privat nuk duhet të jetë më i madh se 50 % i masës së financimit, të cilin subjektet e kanë përfituar nga buxheti i shtetit.
  2. Kufizime më të forta mbi donacionet që vijnë nga privatët.
    Nuk lejohet të dhurojnë ata që kanë përfituar nga kontratat shtetërore 4 vitet e fundit me vlerë mbi 10 milionë lekë. Personat apo kompanitë që dhurojnë për kandidatët dhe partitë në zgjedhje përjashtohen për 4 vjet nga përfitimi i kontratave shtetërore mbi 10 milionë lekë.
  3. Kontroll i ndërsjelltë i shpenzimeve financiare të partive në zgjedhje nga partitë rivale.
  4. Verifikim direkt nga ekspertët e partive të transaksioneve financiare në bankat e nivelit të dytë përmes Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave.
  5. Pavlefshmëri e mandatit dhe përfundim i parakohshëm i mandatit nga KQZ-ja për të zgjedhurin ose subjektin zgjedhor, kur shkelja e dispozitave për financimin e partive politike përbën vepër penale.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>