Opozita po proteston përpara Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë. Një pjesë e protetsuesve kanë hedhur shashka dhe tymuese në oborrin e Drejtorisë së Policisë. Ndërsa pjesa tjetër e protestuesve sëbashku me kryetarin e opozitës Basha po vazhdojnë marshimin në qytet.
Kryetari i PD-së Basha në fjalën e tij përpara godinë së Kryeministrisë u shpreh se:
“[..] Kryeministri ilegjitim i dalë nga votat e blera me ndihmën e krimit të organizuar ju përgjigj thirrjes tonë me dhunë, provokime, rrahje, gaz lotsjellës e helmues. Qindra mijëra bashkëqytetarë të Tiranës e ndjenë përgjigjen, zgjdhjen e vetme që ka ofruar Rama për plagën që i ka hapur këtij vendi. Përgjigjja e vetme e Edi Ramës ndja votës së lirë ishte dhuna.
Ky është një parlament ilegjitim, qeveri ilegjitime, Kryeministër ilegjitim.
Protesta nisi më 18:30. Protestuesit marshuan përpara të gjtiha institucioneve kryesore të vendit.