Ora News për tenderin korruptiv në Zimbabve: Ilir Dedja mund të mos jetë Klodian Mërtiri

Nga Exit News
Ora News për tenderin korruptiv në Zimbabve: Ilir Dedja mund të mos jetë Klodian Mërtiri

Televizioni Ora News lajmëroi, mesditën e të hënës, se personi me emrin Ilir Dedja, i përfshirë në skandalin e tenderit 60 milionë euro në Zimbabve, nuk ka të njëjtat gjeneralitete me biznesmenin e inceneratorëve Klodian Mërtiri.

OraNews citon burime të sajat nga Interpol Tirana, e cila ka pohuar se  Ilir Dedja është i ditëlindjes 9 shkurt 1969, ndërsa Klodian apo Mirel Mërtiri është i ditëlindjes 8 gusht 1978.

Interpol Tirana po vazhdon procesin e verifikimit të figurës së Ilir Dedjes.

Në 19 qershor u arrestua Ministri i Shëndetësisë në Zimbabve, Obadiah Moyo dhe u shpall në kërkim Ilir Dedja, pasi akuzohen për korrupsion në një tender me vlerë 60 milionë euro për mjeke mjekësore për Covid-19.

Dyshohet se pas emrit të rremë të Ilir Dedes fshihet Klodian Mërtiri, i cili mban dhe emrin tjetër Mirel Mërtiri. Në Shqipëri Klodian Mërtiri njihet si biznesmeni i inceneratorëve të djegies së plehrave.

Për lidhjen mes Klodian Mërtirit dhe zyrtarëve shqiptarë për përfitimin e kontratave koncesionare të inceneratorëve lexo këtu,këtu dhe këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>