Ora News ka publikuar mesazhet mes kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe pronarit të Ora Neës Ylli Ndroqi.
Në mesazhet e publikuara,Veliaj ka ofenduar gazetaren Beti Numa dhe është përpjekur të ndryshojë përmbajtjen e lajmeve.
Veliaj e akuzon gazetaren Njuma se i merr lajmet nga Partia Demokratike dhe i boton ato me qëllim prishjen e imazhit të Bashkisë Tiranë dhe të tij.
Mes kryebashkiakut Veliaj dhe pronarit të Ora News ka nisur një çështje penale.
Ylli Ndroqi, paditi në SPAK kryebashkiakun Veliaj për moskallëzim krimi, shpifje dhe prishje të imazhit.
Ndroqi akuzon Veliajn se përmes shpifjes ka prishur në publik imazhin e medias së tij, RTV Ora, dhe gazetarëve të tij.