Orban paralajmëron referendum mbi ligjin anti-LGBT

Nga Exit News
Orban paralajmëron referendum mbi ligjin anti-LGBT

Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban paralajmëroi të mërkurën mbajtjen e një referendumi mbi ligjin anti-LGBT që BE thotë se shkel të drejtat themelore të njeriut.

Budapesti argumenton se ligji ka për qëllim të mbrojë të miturit. Por dispozitat e tij nuk do të ndikonin vetëm në edukimin seksual, por në veçanti veçonin pakicat.

Ligji në fjalë ndalon përhapjen e përmbajtjes  që promovon homoseksualitetin dhe ndryshimin e gjinisë në shkolla. Njëkohësisht, ligji kufizon shfaqjen në media të përmbajtjes lidhur me LGBTQ në programet për të miturit.

Orban nuk ka përmendur se kur planifikon të organizojë referendumin, por tha se ai do të përfshijë pesë pyetje të tilla si nëse hungarezët “mbështesin që programet mediatike që ndikojnë në zhvillimin e fëmijëve të transmetohen pa kufizime” ose nëse ata janë në favor të përfshirjes së “orientimeve të ndryshme seksuale” në materialin e edukimit seksual “pa miratimin e prindërve ”.

Komisioni Europian ka nisur dy hetime ndaj Hungarisë për shkelje të ligjit pas miratimit të amendamenteve anti-LGBT. Nëse shkeljet konstatohen kjo mund të shkaktojë bllokim të fondeve për rimbëkëmbjend ndaj pandemisë për Hungarinë.

“Ky legjislacion përdor mbrojtjen e fëmijëve si një justifikim për të diskriminuar njerëzit për shkak të orientimit të tyre seksual,” tha Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen javën e kaluar, duke e quajtur atë “një turp”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>