Një organizatë jofitimprurëse e lidhur me ish-presidentin George H.W. Bush ka pranuar 5 milion dollarë nga një fondacion kinez me ndikim ne Kinë dhe i njohur për ndërmjetësimin SHBA-Kinë.
Axios, media amerikane siguroi një marrëveshje me shkrim që përshkruan detajet e një granti prej 5 milion dollarësh nga Fondacioni i Shkëmbimit Kinë-Shtetet e Bashkuara për Fondacionin Bush China, themeluar në 2017 me bekimin e ish-presidentit.
Ky fondacion ka lidhje të ngushta me zyrtarët e qeverisë kineze dhe organizata njihet për ndikimin politik të qeverise kineze. Kjo organizatë po përpiqet që përmes këtyre fondeve të përmirësojë marrëdhëniet kineze-amerikane.
Zëdhënësja e Fondacionit Bush-China, Leslie Reagan konfirmoi vërtetësinë e marrëveshjes, por theksoi se financimi i CUSEF nuk ka asnjë efekt në politikën e fondacionit.