Organizata për të drejtat e grave, qeverisë: Duhen mbrojtur gratë e fëmijët nga dhuna

Nga Alice Taylor
Organizata për të drejtat e grave, qeverisë: Duhen mbrojtur gratë e fëmijët nga dhuna

Një organizatë shqiptare për mbrotjen nga dhuna në familje ngriti alarmin për shtimin e rasteve të dhunës ndaj grave gjatë periudhës së izolimit nga COVID-19.

Sevim Arbana, Drejtuesja e organizatës ‘Të Dobishëm për Gratë Shqiptare’, organizatë e cila ofron strehim, mbështetje ligjore, këshillim, trajnim dhe mbështetje të përgjithshme për të mbijetuarit e dhunës në familje, i bëri thirrje qeverisë të bëjë më shumë për t’i mbrojtur ato.

Në një postim në Facebook, ajo iu referua rastit të një 17-vjeçareje, e cila u abuzua seksualisht dhe një tre vjeçar, i cili ishte pre e dhunës ekstreme. Ajo pohoi për Exit se telefonatat pranë organizatës së saj janë rritur me 40 përqind.

“Duhet të merren hapa konkrete për të siguruar që kushdo që përjeton dhunë në familje mund të kërkojë mbrojtje gjatë krizës COVID-19 dhe të vendoset në një vend të sigurt. Qeveria duhet ta thotë me zë të lartë dhe të qartë se njerëzit duhet të largohen nga shtëpia për të mbrojtur për sigurinë e tyre. Njerëzit duhet të dinë që shërbimet janë të hapura për ta.”

Qeveria së fundmi miratoi ndryshimet në Kodin Penal, duke përfshirë dënimin deri në 15 burg për të gjithë ata që shkelin karantinën, përshembull, ata që dalin pa leje të posaçme. Arbana pohon se kjo gjë nuk i lejon gartë të dalin nga situatat e dhunës, duke i vënë ato në rrezik më të madh.

Ajo shtoi se shërbimet për dhunën në familje dhe punonjësit e tyre duhet të konsiderohen thelbësore dhe duhet të përfitojnë nga paketat ekonomike të qeverisë. Kjo do t’i ndihmojë ato të qëndrojnë hapur dhe të vazhdojnë aktivitetin, në një kohë kur mbledhja e fondeve bëhet e vështirë.

Qeveria mund të mundësojë kontakte për ndihmë, faqe interneti dhe komunikim online, me të dhëna të qarta në të gjitha faqet në internet. Kjo përfshin rrjetet sociale, media të shkruar dhe audiovizive, mesazhe publike, njoftime në supermarkete, dyqane dhe vende të tjera publike.

Arbana pohoi se këto njoftime duhet të përfshijnë dhe mënyra për të njftuar dhe paralajmëruar policinë për raste urgjente. Ajo sugjeroi dhe përdorimin e një kodi të caktuar, për të njoftuar mjekët apo infermierët, në lidhje më dhunën por pa rënë në sy të abuzuesit.

Ajo tha se “agjensitë e zbatimit të ligjit duhet të pranojnë ankesat dhe të marrin masa efektive , teksa kujdesen për sigurinë dhe shëndetin e viktimës”
ëomen and children shoëing signs of physical, sexual, or domestic abuse should be provided ëith medical care, psychological treatment and legal assistance. This is especially necessary for rural and remote areas, she said.

Exit zbuloi më parë se si një grua në rrezik ndaj dhunës në familje u la në pritje kur kërkonte ndihmë urgjente. Ajo bëri gjithsej 18 telefonata drejtuar autoriteteve; me disa nuk lidhej dot dhe të tjerët e vendosën në pritje. Asnjë nga 18 telefonatat nuk u përgjigj.

Fatmirësisht, gruaja arriti të arratisej, por Arbana tha se kjo nuk mbyllet me kaq.

“Ata gjithmonë përgjigjen shumë vonë. Nëse telefononi në numrin 112, duhet të prisni një kohë të gjatë ose nuk do të përgjigjen fare. Ata vënë muzikë gjatë kohës së pritjes. Ndodh shumë për gratë me të cilat flas,” tha ajo.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>