Organizatat e drogës në vështirësi: Nuk kanë më furnizim me kokainë, heroinë dhe drogë sintetike

Nga Exit News
Organizatat e drogës në vështirësi: Nuk kanë më furnizim me kokainë, heroinë dhe drogë sintetike

Kriza e koronavirusit nuk ka prekur vetëm ekonominë, por edhe tregun e zi të tregtisë së drogës, në veçanti kartelet meksikane të drogës.

Shpërthimi i koronavirusit ka rritur çmimin e heroinës, metamfetaminës dhe fentanilit. Karteli Sinaloa dhe New Generation, – ndër kartelet kryesore në trafikimin e drogërave sintetike në tregun amerikan, – kanë pësuar goditjen më të madhe.

“Kartelet janë prekur nga koronavirusi sepse nuk po arrijnë dot të furnizohen me opiume sintetike dhe kimikate për prodhimin e drogërave sintetike nga Kina”, tha një agjent i DEA-s amerikane për median Fox News.

Kina është furnizuesja kryesore e këtyre karteleve me kimikate për prodhimin e drogës në laboratore. Në Kinë, sipas DEA-së ka 5 mijë laboratorë të prodhimit të drogërave të paligjshme sintetike dhe të kimikateve që duhen për prodhimin e tyre.

Humbjet llogariten në më shumë se 80 për qind të të ardhurave vjetore. Hamendesohet se puna e karteleve te drogës nuk do të ngrihet edhe sikur të hapet kufiri me Kinën.

Gjithashtu, si pasojë e masave ndaluese është këputur edhe zinxhiri i furnzimit me kokainë dhe heroinë. Mbyllja e kufirit të SHBA-ve ka ndërprerë linjën e furnizimit me drogë nga Kolumbia dhe Meksika.

Për të shmangur humbjen në fitime, trafikantët kanë gjetur mënyra të reja trafikimi. Shumë trafikantë të vegjël kanë filluar të shpërndajnë drogë me dron, dhe pagesa të bëhet me platformë të tregtisë elektronike.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>