Organizatat e shoqërisë civile kërkojnë lehtësira fiskale

Nga Exit News
Organizatat e shoqërisë civile kërkojnë lehtësira fiskale

Disa organizata të shoqërisë civile i kanë kërkuar qeverisë lehtësira fiskale për shkak të situatës së vështirë krijuar në vend nga koronavirusi.

Ata kërkojnë tu falen pagesat për energjinë elektrike dhe ujin, taksat lokale dhe vendore, shtyrje të afateve për dorëzimin e bilanceve dhe ndihmë për pagat dhe sigurimet e stafeve.

Organizatat, të cilat kanë në fokus personat me aftësi të kufizuar dhe personat në nevojë, pavarësisht se nuk janë biznese, paguajne taksa, tatime dhe sigurime shoqërore e shëndetësore njësoj si bizneset.

Exit News sjell më poshtë kërkesat e tyre:

“Ne, po aq sa bizneset por ndoshta dhe më shumë se ta (pasi nuk jemi fitimprurës dhe sektori ynë nuk mbështetet financiarisht në formë të qëndrueshme nga qeveria) kemi nevojë të na dilni për zot këto ditë. Shumë prej nesh jemi ofrues të shërbimeve sociale ndaj grupeve më në nevojë në Shqipëri, dhe shumë prej nesh nuk kemi as donatorë.

Disa prej nesh kanë donatorë sektorin e biznesit, por ndihma a tyre është anulluar ose pakësuar dhe si rrjedhojë e tërmetit dhe tashmë dhe për ta po bëhet e vështirë dhe për shkak të situatës së re.

Ju e dini që pavarësisht se jemi me status “OSHC“, ne paguajmë të njëjtat detyrime ndaj shtetit si të ishim biznes.

Ndaj lutemi të mos na harroni për sa më poshtë sipas mundësive:

– Ndihmë për pagat dhe sigurimet e stafeve tona

– Faljen e pagesave për energjinë elektrike dhe ujin

– Faljen e taksave të ndryshme për këtë vit siç janë: taksa e pronës/godinës, taksa e tabelave, etj, pra cdo takse e detyrueshme ndaj qeverise dhe pushtetit lokal.

– Shtyrje të afatit për dorëzim raportesh të ndryshme dhe të bilancit apo detyrimesh të tjera mujore (sigurimet që duhen paguar me dt 20 të çdo muaji) pasi jo çdo OJF ka mundësi të punojë apo të bëjë pagesa online.

– Ndihmesë në forma të tjera siç është ndihma për pagesën e qirasë.

Masat sa më lart, i kërkojmë për periudhën që do të jemi pauzë/të pamundur për të dalë në punë dhe për të ofruar shërbimet tona.

Thënë ndryshe “na trajtoni si çdo sektor tjetër” që planifikoni të lehtësoni brenda mundësive që keni.”

Organizatat nënshkruese të kërkesës:

  1.  Fondacioni Down Syndrome Albania;
  2. Qendra e Shërbimeve “PRO PAK”;
  3. Shoqata “Ndihmoni Jetën”;
  4.  Qendra “Tiss”, Qendra e Shërbimeve dhe Trajtimit PsikoSocial;
  5. Shoqata MEDPAK, Mbrojtja e te Drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuara;
  6. Shoqata CRCA/ECPAT;
  7. Vizion OJF;
  8. Qendra “Future for you”;
  9. Qendra Shqiptare për Integrimin e Njerëzve me Nevoja të Veçanta;
  10. Shoqata Alternative;
  11. Qendra “Jonathan”;
  12. Rrjeti i Profesionistëve të Rinj;
  13. Green Line Albania;
  14. Shoqata Ne Dobi te Gruas Shqiptare;
  15. Autizmi Flet-Klubi Kombetar i Prinderve me Femije me spektrin autik dhe PAK .

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>