Organizatat e shoqërisë civile: Rreziku më i madh pas shembjes së Teatrit, shtypja e mendimit të lirë dhe rezistencës civile

Nga Exit News
Organizatat e shoqërisë civile: Rreziku më i madh pas shembjes së Teatrit, shtypja e mendimit të lirë dhe rezistencës civile

Disa organizata të shoqërisë civile kundërshtuan prishjen e Teatrit Kombëtar dhe dhunën e ushtruar ndaj protestuesve.

Në një deklaratë për mediat, ato u shprehën se shkatërrimi i Teatrit nuk është rreziku më i madh në këto momente, por shtypja e mendimit të lirë dhe rezistencës civile.

“Ne, organizatat e poshtë shënuara, e gjejmë veten në një pozicion të vështirë dhe të kërcënuar nga dhuna dhe represioni i vazhdueshëm shtetëror

Sot Teatri nuk ekziston më si godinë, por ekziston ende si frymë, e këtë frymë duhet ta mbajmë gjallë me çdo kusht përtej çdo kaste autoritare qeverisëse.  Shkatërrimi nuk është rreziku më i madh në këto momente, por shtypja e mendimit të lirë dhe rezistencës civile, që po vendos një precedent të rrezikshëm në vendin tone”

Ato i bënë thirrje institucioneve vendase, ndërkombëtare, përfaqësive diplomatike të reagojnë karshi tendencave të autoritare të qeverisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>