Organizatat në mbrojtje të LGBT denoncojnë fjalimin si fasadë rozë të Ramës

Nga Vincent W.J. van Gerven Oei
Organizatat në mbrojtje të LGBT denoncojnë fjalimin si fasadë rozë të Ramës

Organizatat për të drejtat e LGBT-së, Aleanca Kundër Diskriminimit të LGBT-ve dhe ProLGBT denoncuan sot deklaratat e Kryeministrit Rama, ministreve femra të kabinetit qeveritar dhe drejtuesit fetarë në lidhje me komunitetin shqiptar të LGBT-së, disa ditë më parë.

Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York më 27 shtator 2019, Kryeministri Edi Rama deklaroi se:

“Mes gurëve më të rëndësishëm të themelit të kësaj agjende janë planveprimet për romët, egjiptianet, LGBTI, personat me aftësi të kufizuar, për të cilët ka plane konkrete, të cilat janë në zbatim e sipër dhe që do të garantojnë të drejtat e këtyre grupeve që ndodh shpesh të margjinalizohen në mënyrë të pandershme, të padrejtë.”

Pak ditë më parë, ministret femra të qeverisë Rama shkruan një letër drejtuar qeverisë holandeze ku theksohej se Holanda ‘ishte vendi i parë që legalizoi martesat brenda të njëjtës gjini në vitin 2001’, dhe se ‘kjo është diçka e admirueshme dhe nga ku marrim shembull nga ju.’

Kjo letër ishte pjesë e propagandës së qeverisë shqiptare për të joshur qeverinë holandeze për të miratuara hapjen e negociatave me BE-në javën e ardhshme.

Në reagimet e tyre, organizatat për të drejtat e LGBT-së i quajtën deklaratat e qeverisë si jo përfaqësues të realitetit të komunitetit LGBT në Shqipëri:

“Kryeministri Edi Rama përdori çështjen e LGBTI dhe të komuniteteve të tjera të marxhinalizuara për të ushqyer më tej imazhin e rreme dhe të pavërtet të Shqipërisë si një vend ku të gjithë janë të mirëpranuar dhe ku nismat e qeverisë kanë përmirësuar shumë jetët e komuniteteve të marxhinalizuar.

Premtimet boshe të qeverisë dhe deklaratat e pabazuara dhe hipokrite minojnë ndjeshëm përpjekjet tona për bashkëpunim me institucionet shtetërore duke e bërë atë të pamundur për të krijuar kanele të vërteta komunikimi. Shqipëria është ende larg nga ajo çfarë deklaroi Kryeministri në Kombet e Bashkuara.

Në jetën tonë të përditshme ne shohim se si angazhimi institucional për të marrë masa konkrete për të përmirësuar kushtet e jeteës së komunitetit LGBT mbeten shumë të ulta, dhe këto çështje përmenden publikisht vetëm në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara ose në ndonjë letër të shkruar anglisht, drejtuar paralamentit holandez ose institucioneve të ngjashme.”

Organizatat në mbrotje të LGBT-së nuk ishin i vetmi grup shoqëror që iu përgjigj negativisht deklaratave keqkuptuese të qeverisë në lidhje me të drejtat e LGBT-së. Arqipeshkvi i Durrësit dhe Tiranës Geroge Frendo, pyeti i cuditur:

“Vërtetë janë deputete, janë ministre. Por kush u dha të drejtën të flasin në emrin e të gjithë shqiptarëve? Ta legalizosh abortin dhe martesën gay a është shenjë e një shoqërie të emancipuar? A është shenjë përparimi?

Të dashur Ministre, ju lutem: familja shqiptare është dalluar si një bërthamë shumë e bashkuar dhe të qëndrueshme. Mbrojeni jetën njerëzore, mbrojeni familjen shqiptare! Tashmë ka shumë faktorë që po sulmojnë familjet tona sot. Është detyra juaj, si përfaqësuese të popullit tonë dhe ministre, t’i mbroni vlerat e vërteta për një Shqipëri më të mirë!”

Muftiu i Tiranës Lauren Luli deklaroi gjithashtu se:

“Shqipërisë nuk i duhet të shkatërrojë qelizën bazë të shoqërisë, familjen, për t’u integruar në Evropë. Shqipërisë i duhet të luftojë me padrejtësinë, korrupsionin, si dhe të ndërtojë shtetin e së drejtës.”

Organizatat LGBT u përgjigjen se Shqipëria është një vend laik, dhe se udhëheqësit e fetarë “nuk kanë të drejtën të flasin për qytetarët shqiptarë”, duke denoncuar gjuhën diskriminuese të përdorur në përgjigjen e drejtuesve të Kishës Katolike dhe komunitetit Mysliman:

“Në lidhje me reagimet e përfaqësuesve të klerikut katolik, të cilët janë të shqetësuar mbi arsyet pse ministrat flasin për llogari të qytetarëve shqiptarë, ne i bëjmë thirrje faktit se këto individë nuk kanë të drejtën të flasin për llogari të qytetarëve shqiptarë dhe të drejtën të vendosin se çfarë do të bëjnë me trupat e tyre gratë dhe vajzat e këtij vendi.

Ne duan t’ju rikujtojmë me dashamirësi se për më shumë se 25 vjet, kjo e drejtë është fituar dhe është bazuar në laicitetin e këtij vendi, është një e drejtë e patjetërsueshme dhe e pakontestueshme.

Ne gjithashtu shprehim shqetësimin për dekaratat e Myftiut të Tiranës dhe të koncepteve të vjetëruara të familjes të përdorura në deklaratën e tij. Kjo gjuhë diskriminuese nuk ka vend në shoqërinë tonë.”

Komuniteti LGBT në Shqipëri vazhdon të përballen çdo ditë me diskriminim. Qeveria Rama ka dështuar në zbatimin e reformave ligjore të premtuara në fillim të mandatit të tij, ndërsa dhjetra shqiptarë lgbt kanë marrë azil në vende të tjera për shkak të diskriminimi dhe presionit shtypës me të cilin përballen.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>