Organizatat për monitorimin e lirisë së medias kritikojnë sjelljen e policisë ndaj gazetarëve

Organizatat për monitorimin e lirisë së medias kritikojnë sjelljen e policisë ndaj gazetarëve

Dy nga organizatat më të mëdhaja botërore për lirinë e medias raportuan sot mbi dhunën e përdorur nga qeveria në drejtim të gazetarëve në portestën e 13 prillit.

Organizata “Reporterët pa Kufij” përshkroi se si dy gazetarë u plagosën “nga tensioni i madh”.

Më pas Reporterët pa Kufij i kërkuan autoriteteve shqiptare të mos përdorin “dhunë në mënyrë disporpocionale” gjatë protestave, në veçanti kundrejt gazetarëve dhe fotografëve të cilët janë duke kryer punën e tyre.

Në vazhdim të këtij komenti, Komiteti i Mbrojtjes së Gazetarëve (CPJ) publikoi një raport mbi ngjarjet e 13 prillit – raporti i dytë në më pak se sa një muaj pas raportit për sulmet denigruese kundrejt gazetares britanike Alice Taylor.

Në raportin e fundit, ato përfshinë fakte si foto dhe pamje filmike e dëshmi të vetë personave të prekur nga dhuna.

 “Eliza Gjediku, një gazetre e Tema TV, humbi ndjenja nga gazi lotsjellës dhe u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.”

Gjithashtu ato ju referuan plagosjes në kokë të gazetarit Arben Dajçi i cili deklaroi se u godit nga një polic.

CPJ tha se ato kanë kontaktuar me Endri Fugën për t’i marrë një koment, por njësoj si në rastin e Alice Taylor, ai nuk ka komentuar deri tani.

Ditën e dielë, gazetarët protestuan përpara Prokurorisë së Tiranës. Ato mbanin në dorë parrulla ku kërkonin respektim të të drejtave të tyre dhe fundin e veprimeve intimiduese nga ana e qeverisë, dhe drejtësi për krimet e kryera ndaj tyre. Pavarësisht kësaj, qeveria ende nuk ka bërë asnjë koment për gazetarët apo qytetarët e dëmtuar nga gazi lotsjellës i përdorur nga qeveria.

Avokati i Popullit deklaroi ditën e hënë se dënon përdorimin e gazit si dhe arsyet pse u përdor, sasinë, shpeshtinë, dhe llojin e panjohur të gazit, si dhe faktin që i gjithë ky informacon është mbajtur sekret nga qeveria.

Avokati i Popullit iu referua gazit si “mjeti i preferuar” i autoriteve për të penguar të drejtën kushtetuese të qytetarëve.

Avokati i popullit shtoi se:

“Trajtimi i medias dhe gazetarëve si një kërcënim i sigurisë publike, konsiderohet nga Avokati i Popullit si një nga sinjalet më shqetësuese për një situatë ku liria e shtypit është vënë në dyshim.”

Në një njoftim të publikuar në faqen e tyre zyrtare, Avokati i Popullit theksoi arrestimn e protestuesve, përfshirë një të ri me probleme memndore. Një protestues tjetër u prangos kur ishte duke marr mjekim në spital, pavarësisht se nuk ishte nën arrest.

37 protestues janë arrestuar ditën e shtunë. Një dëshmitar tha se pa policë jashtë selisë së PD-së të cilët arrestonin njerëz të zakonshëm që ishin duke ecur paqësisht në rrugë.

Disa protestues janë ende në burg, që më 16 shkurt. Ata janë në pritje të përfundimit të hetimit të prokurorit megjithëse deri më tani as arsye, as datë dhe as provë nuk është paraqitur në mbështetje të akuzës ndaj tyre.

Një punonjës i Bashkisë Tiranë, në mënyrë publike poshtëroi një gazetare të Exit.al, duke postuar foto të partnerit të saj në protestë dhe duke thënë se komentet e saj mbi kufizimin e lirisë së medias nuk ishin të pavarura. Mesa duket fakti që ajo nuk di shqip e bën atë të paaftë për të komentuar mbi protestën, pavarsisht dhunës së faktuar me fotografi dhe në video.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>