Organizatorët e ‘Tokyo 2020’ lënë të hapur mundësinë e anulimit të Lojërave Olimpike

Nga Exit News
Organizatorët e ‘Tokyo 2020’ lënë të hapur mundësinë e anulimit të Lojërave Olimpike

Shefi i komitetit organizues të Lojërave Olimpike “Tokyo 2020” nuk përjashtoi mundësinë e anulimit të tyre nëse rastet e COVID-19 midis pjesëmarrësve rritën.

I pyetur në një konferencë shtypi nëse “Tokyo 2020” mund të anulohej përsëri, Toshiro Muto tha se do të mbikëqyrë numrat e të infektuarve dhe do të bisedojë me organizatorët e tjerë nëse është e nevojshme, raporton Reuters.

” Në këtë pikë, rastet e koronavirusit mund të rriten ose të ulen, kështu që ne do të mendojmë se çfarë duhet të bëjmë kur të kemi një situatë të tillë.”, tha Muto.

Që prej 1 Korrikut, 67 persona të lidhur me Lojrat Olimpike – stafe, organizatorë, atletë, – janë infektuar me COVID-19 duke e bërë të pasigurt situatën në fshatin olimpik ku janë mbledhur garuesit.

Lojërat Olimpike do të zhvillohen pa spektatorë ndërsa rritja e të infektuarve ka ulur mbështetjen për zhvillimin e tyre dhe kjo është shoqëruar me tërheqjen e disa prej sponsorëve më të mëdhenj.

Kompanitë Panasonic, Fujitsu dhe NEC kanë njoftuar se nuk do të jenë në ceremoninë hapëse të lojërave të premten ndërsa të hënën Toyota tha se do të hiqte të gjitha reklamat që lidheshin me Lojërat Olimpike.

Organizatorët kanë premtuar që lojërat do të mbahen në një mjedis të sigurt nga virusi.

Por ekspertët shohin boshllëqe në strategjinë për të izoluar ambjentet ku do të jenë sportistët.

Seiko Hashimoto, e cila së bashku me Tashiro Muto janë Presidentët e komitetit organizues të “Tokyo 2020”, tha se masat e sigurisë të paraqitura për të qetësuar publikun japonez nuk e kishin arritur qëllimin dhe se ajo ishte e vetëdijshme se mbështetja për Lojërat kishte rënë.

“Unë me të vërtetë dua të kërkoj falje nga zemra ime për akumulimin e zhgënjimeve dhe shqetësimeve që publiku ka ndjerë ndaj Lojërave Olimpike,” tha Hashimoto në të njëjtën konferencë shtypi.

Lojrat Olimpike në Tokyo zhvillohen me një vit vonesë pasi u anuluan nga situata e shkaktuar prej pandemisë në vitin 2020.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>