“Gjykata Kushtetuese […] është i vetmi organ i mandatuar për të vendosur në lidhje me kushtetueshmërinë e dekreteve të Presidentit.”
Kështu thotë në raportin paraprak për zgjedhjet e 30 qershorit OSBE-ODHIR duke rikthyer sërish në vëmendje çështjen në lidhje me dekretin e Presidentit që e shfuqizoi këtë datë. Kujtojmë se dekreti nuk u mor parasysh nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe me anë të Kolegjit Zgjedhor u vlerësua si antikushtetues.
Për këtë çështje në raport thuhet:
“Dekretet e 10 qershorit dhe 27 qershorit të Presidentit dhe veçanërisht reagimet e ndryshme që ata ngjallën mes aktorëve institucionalë dhe politikë, kontribuuan të gjitha bashkë në pasiguri juridike dhe politike.
Gjërat u bënë edhe më komplekse për shkak të mungesës së një Gjykate Kushtetuese dhe një Gjykate të Lartë funksionale, ku e para është i vetmi organ i mandatuar për të vendosur në lidhje me kushtetueshmërinë e dekreteve të Presidentit.”
Edhe pse në kontekstin e raportit paraprak OSBE/ODIHR nuk ka përfshirë asgjë për sa i përket përgjimeve të publikuara nga gazeta gjermane Bild, dhe faktin se në këto përgjime flitej për manipulimet e dy proceseve të shkuara zgjedhore, në të ka një element që do të thotë shumë. Në raportin paraprak OSBE/ODIHR njeh faktin se dekreti i Presidentit nuk u shqyrtua nga një gjykatë e mandatuar për t’u shprehur për kushtetueshmërinë e tij, por ai u shqyrtua tërthortazi nga një organ tjetër si Kolegji Zgjedhor, që OSBE e njej si “autoritetin më të lartë të mos-marrëveshjeve zgjedhore”.
Më 13 qershor, KQZ-ja hodhi poshtë kërkesën e Partisë së Unitetit Kombëtar për t’u tërhequr nga pjesëmarrja në zgjedhje, duke e bazuar vendimin pjesërisht tek arsyetimi se “dekreti i Presidentit i datës 10 qershor është i pavlefshëm”. Më 24 qershor, Kolegji Zgjedhor e hodhi poshtë kësaj partie edhe ankimin dhe e konsideroi gjithashtu të pavlefshëm dekretin e 10 qershorit të Presidentit.
Në raportin paraprak OSBE/ODIHR referon se “dy gjyqtarë u shprehën me mendime paralele se Kolegji Zgjedhor nuk e ka kompetencën të shqyrtojë statusin e dekretit të Presidentit”, por pavarësisht kësaj si KQZ, ashtu dhe Kolegji, me vendimet e tyre, në mënyrë të tërthortë, e rrëzuan dekretin e presidentit.
Në raportin paraprak, Misioni i OSBE/ODHIR kritikoi dhe elementë të tjerë të punës së KQZ-së si interpretimin jo të drejtë të ligjit dhe mënyrën jo transparente të punës.
Më shumë për raportin paraprak të OSBE/ODHIR mund të lexoni këtu.
The post OSBE: Gjykata Kushtetuese i vetmi organ që gjykon dekretin e Presidentit appeared first on