
OSBE-ja kërkoi të mërkurën emërimin e kreut të ri të Autoirtetit të medias Audiovizive në shtator, nga Kuvendi i ri.
“Ne nënvizojmë rëndësinë e një procesi gjithëpërfshirës dhe transparent për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të rinj të AMA-s, për të garantuar që AMA ta përmbushë më së miri misionin e saj të ndjeshëm”,theksoi Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, në faqen zyrtare.
“Ne kemi qenë në kontakt me aktorët përkatës, duke theksuar nevojën për një organ të pavarur të rregullimit të medias”, shtoi OSBE.
Më parë BE-ja kërkoi votimin e kreut të AMA-s nga Kuvendi i ri.