
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri reagoi për përplasjen mes mbështetësve të PD-së dhe PS-së në Elbasan, më 21 prill. OSBE i shprehu ngushëllimet familjes së viktimës dhe kërkoi hetim të plotë të ngjarjes.
Njoftimi i plotë i OSBE-së:
Ndoqëm me shqetësim incidentin e dhunshëm, që çoi në humbjen e jetës në Elbasan. Mendimet tona janë, së pari, për familjen e viktimës.
Ne besojmë, fuqimisht, që fushata zgjedhore dhe përgatitjet e zgjedhjeve janë një mundësi demokratike e jashtëzakonshme, e cila nuk mund të njolloset me gjak dhe dhunë.
Presim që policia dhe institucionet gjyqësore të Shqipërisë ta hetojnë plotësisht dhe ta ndjekin penalisht këtë krim të shëmtuar.