OSBE kërkon të ndalohet transmetimi i reklamave politike në lajme, gjatë zgjedhjeve

Nga Exit News
OSBE kërkon të ndalohet transmetimi i reklamave politike në lajme, gjatë zgjedhjeve

Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt i bëri thirrje se të gjitha partitë në zgjedhje duhet të “kenë akses të barabartë në media. Mund të shihet, gjithashtu, mundësia për t’u dhënë të gjitha subjekteve zgjedhore një kohë të caktuar falas”.

Në takimin me partitë e opozitës parlamentare dhe jashtëparlamentare, Bochardt tha se duhet shfuqizuar nenit 84.1 i Kodit Zgjedhor dhe të ndalohet në mënyrë të qartë transmetimi i reklamave politike në lajme.

“Mediat duhet të jenë në gjendje të mbulojnë në mënyrë të pavarur aktivitetet e subjekteve zgjedhore garuese, me qëllim kufizimin e përdorimit të kronikave të prodhuara nga vetë partitë politike në edicionet e lajmeve dhe për të shmangur keqorientimin e zgjedhësve. Në çdo rast që media përdor materiale të prodhuara nga partitë politike, ato duhet të etiketohet qartësisht si të tilla”, tha ai.

Gjithashtu, Borchardt tha se shpenzimet e fushatave duhet të mbeten të kufizuara dhe se ligji duhet të garantojë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të ketë fuqitë e duhura që të mbikëqyrë në mënyrë efikase dhe të sigurojë zbatimin e dispozitave për financimin e partive dhe të fushatave.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>