Gjetjet paraprake të Misionit Ndërkombëtar të OSBE-së për referendumin e 16 prillit në Turqi theksojnë se referendumi është zhvilluar në “një ambient të pabarabartë” ku dy anët kundërshtare në fushatë “nuk kishin mundësi të barabarta”.
Në raport shkruhet se për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme që u shpall pas grushtit të dështuar të shtetit në korrik 2016, “liritë themelore të njeriut, aq thelbësore për një proces demokratik, nuk u zbatuan”, ndërsa “shkarkimet nga detyra dhe arrestimet e mijëra qytetarëve kanë ndikuar negativisht në situatën politike”.
Fitorja në referendumin për ndryshimet kushtetuese i ka dhënë presidentit aktuar Erdogan kompetenca të gjera:
Duke sjellë ndryshime në sistemin e tanishëm parlamentar, duke shfuqizuar kryeministrin dhe duke ja kaluar presidentit disa nga funksionet kryesore mbikëqyrësë të parlamentit, rritja e numrit të vende në parlament në 600 dhe fuqizimi i presidentit për emërimin e gjyqtarëve në nivele të larta të sistemit të drejtësisë.
Sipas Komisionit të Venecias, ndryshimet do ta transformojë Turqinë në një “regjim presidencial që i mungojnë kontrollet dhe balancat e nevojshme për të mbrojtur vendin nga kalimi në autokraci.” Komisioni ka paralajmëruar gjithashtu se “gjendja e tanishme e jashtëzakonshme nuk siguron ambienten e nevojshmë demokratik për mbajtjen e një referendumi kushtetues”.
Presidenti Erdogan menjëherë hodhi poshtë kritikat e OSBE-së, në një mënyrë që mund të duket e njohur për qytetarët shqiptare:
Është një organizatë e quajtur OSBE-së në Evropë. Tani ata janë duke përgatitur një raport në mënyrën e vet në lidhje me zgjedhjet në Turqi. Ju duhet të dini vendin që meritoni! Ne as nuk do të dëgjojmë e as nuk do të merremi me raportet tuaja politike. Ne do të vazhdojmë në rrugën tonë!
Për më tepër, ai sugjeroi që të mbajë një referendum të dytë nëse Turqia duhet të vazhdojë negociatat e veta me BE-në:
Ata [Evropa] na kanë bërë të presim tek portat e BE-së për 54 vjet. Tani është koha që ne të ulemi e të flasim nëse duam të mbajmë një referendum edhe për këtë.