OSBE/ODIHR: Bindja Demokratike e paligjshme në zgjedhje

OSBE/ODIHR: Bindja Demokratike e paligjshme në zgjedhje

Bindja Demokratike është parti e regjistruar në kundërshtim me ligjin për të marrë pjesë. Kështu shpehet raporti paraprak i misionit të vëzhgimit të zgjidhjeve të OSBE-ODIHR-it.

Raporti kritikoi interpretimin e bërë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në rastin e regjistrimit të Bindjes Demokratike në zgjedhjet e 30 qershorit. ODIHR ka arritur në përfundimin se Bindja Demokratike nuk përmbushte kushtet ligjore për të qënë subjekt zgjedhor:

KQZ-ja e interpretoi ligjin në një mënyrë tejet të gjerë dhe, ndonjëherë jokonsistente, duke cenuar sigurinë juridike. KQZ-ja e regjistroi Bindjen Demokratike (BD) si subjekt zgjedhor më 27 prill, ndonëse kjo e fundit ishte regjistruar si parti politike vetëm më 25 prill me një vendim gjykate që mori formë të prerë më 10 maj. Përveç kësaj, KQZ-ja nuk i kërkoi partisë së saporegjistruar, Bindjes Demokratike, të mblidhte firma mbështetëse, duke e shpërfillur kërkesën për periudhën gjashtë-mujore.”

Exit.al ka shpjeguar gjerësisht paligjshmërinë dhe shkeljet e bëra në regjistrimin në gjykatë dhe KQZ të BD-së.

Bindja Demokratike u rregjistrua në KQZ më datën 27 prill, përtej afatit ligjor të 23 prillit, dhe pa një vendim të formës së prerë nga gjykata, duke qenë se vendimi i regjistrimit në gjykatë është apeluar nga qytetarë që pretendojnë se u është fallsifikuar firma

BD konkuroi në 21 bashki në votimet e 30 qershorit, në të cilat kandidatët e saj ishin të vetmit përballë atyre të PS-së, duke krijuar kështu dukje pluraliste dhe konkuruese të votimeve në këto bashki.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>