OSBE/ODIHR nuk do të vëzhgojë zgjedhjet e shtatorit në Rusi

Nga Exit News
OSBE/ODIHR nuk do të vëzhgojë zgjedhjet e shtatorit në Rusi

Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE) nuk do të dërgojë vëzhgues në zgjedhjet parlamentare të Rusisë në shtator.

Kjo do të jetë hera e parë që nga viti 1993 që organizata nuk do të jetë e pranishme për zgjedhjet në vend.

OSBE sqaroi të mërkurën se autoritetet ruse kishin kufizuar numrin e vëzhguesve që mund të merrnin pjesë në zgjedhje, duke cituar si shkak masat kundër pandemisë COVID-19.

“Na vjen shumë keq që vëzhgimi i zgjedhjeve të ardhshme në Rusi nga ana jonë, nuk do të jetë i mundur,” deklaroi Matteo Mecacci, drejtor i Zyrës së OSBE -së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODHIR), sipas një raportimi nga Reuters.

OSBE/ODIHR u ftuan të vëzhgonin zgjedhjet e Dumës, që zhvillohen në datat 17-19 shtator, por më vonë iu komunikua se nuk mund të dërgonin më shumë se 50 dhe 10 vëzhgues secila.

Sipas OSBE-së, kufizimi i vëzhguesve nuk u lejonte të zhvillojnë punën siç duhet.

 

Kremlini së fundmi është kritikuar nga Perëndimi për pamundësimin e garimit të kundërshtarëve politik, duke i etiketuar si agjent të huaj ose organizata ekstremiste.

 

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>