OSBE përshëndet emërimin e anëtarit të pestë të Gjykatës Kushtetuese

Nga Exit News
OSBE përshëndet emërimin e anëtarit të pestë të Gjykatës Kushtetuese

Prezenca e OSBE-së ka përshëndetur zgjedhjen e anëtarit të pestë për në Gjykatë Kushtetuese.

Në një postim në Facebook, OSBE shkruan se mbetet në pritje të emërimeve të tjera, të cilat do ta bëjnë funksionale Gjykatën Kushtetuese.

“Prezenca e OSBE-së me kënaqësi vëren se është hedhur një hap i rëndësishëm e i shumëpritur drejt një Gjykate Kushtetuese plotësisht funksionale. Pas zgjedhjes së një gjyqtari tjetër nga Kuvendi, mbetemi në pritje të emërimeve pasuese, me qëllim që Gjykata të jetë në funksion të plotë si një institucion thelbësor për mbrojtjen e shtetit të së drejtës dhe të drejtave themelore të qytetarëve shqiptarë. Përmes mbështetjes së përkushtuar, Prezenca është e gatshme të vazhdojë ta ndihmojë Gjykatën Kushtetuese për rritjen e efektivitetit dhe transparencës”

Kuvendi votoi  të enjten me 96 vota kandidatin e vetëm për Gjykatë Kushtetuese, Altin Binaj.

Exit Neës ka ngritur dyshime për ligjshmërinë e procedurës dhe votimit në Parlament të një kandidati të vetëm, në kundërshtim me kërkesën ligjore për tre kandidatë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>