OSBE përshëndet miratimin e marrëveshjes, thirrje palëve të vazhdojnë dialogun

Nga Exit News
OSBE përshëndet miratimin e marrëveshjes, thirrje palëve të vazhdojnë dialogun

Prezenca e OSBE-së në Tiranë përshëndeti miratimin e ndryshimeve të Kodit Zgjedhor të dakortësuar me marrëveshjen e 5 qershorit në Këshillin Politik.

Në një postim në Facebook, OSBE u shpreh se tashmë presin zbatimin e këtyre ndryshimeve.

Mirëpresim miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, sot, në Kuvendin e Shqipërisë, në përputhje me marrëveshjen që palët arritën më 5 qershor dhe mbështetur në rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. Si me çdo reformë tjetër, zbatimi është kyç. “

OSBE-ja pohoi se është e gatshme të ndihmojë palët dhe për zhvillimin e hapave të tjerë të reformës, duke u bërë thirrje atyre të vijojnë dialogun për reforma të mëtejshme.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>