Osmani dhe Hoti dështojnë të emërojnë shefin e Inteligjencës në Kosovë

Nga Exit News
Osmani dhe Hoti dështojnë të emërojnë shefin e Inteligjencës në Kosovë

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti nuk kanë arritur konsensus për drejtorin e ri të Agjensisë së Inteligjencës të Kosovës (AKI).

Sipas Radio Evropa e Lirë, javën e kaluar ishte afati fundit kur Osmani dhe Hoti duhet të dakortësonin mbi drejtuesin e AKI.

Sipas Ligjit për AKI-në, Presidenti së bashku me kryeministrin emërojnë së bashku drejtorin e AKI-së “brenda 20 ditësh pune nga dita kur pozita mbetet e lirë”.

Me 17 dhjetor, vendi i drejtorit të AKI mbeti i lirë pasi Hoti kërkoi dorëheqjen e ish drejtorit, Kreshnik Gashi.

Vendimi u mor në koordinim me zyrën e presidentes në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmani.

Asnjë nga këto institucione, të cilët emërojnë dhe shkarkojnë shefin e Inteligjencës, nuk dhanë detaje të mëtejshme në lidhje me këtë kërkesë.

Gashi u emërua si shef i Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës më 25 nëntor të vitit të kaluar, nga ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Më parë, Kreshnik Gashi ka mbajtur postin e Kryetarit të Bordit të Autoritetit Rregullator për Komunikimet Elektronike dhe Postare të Kosovës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>