Osmani dhe Vuçiç përplasen për krimet e Bosnjes dhe Kosovës

Nga Exit News
Osmani dhe Vuçiç përplasen për krimet e Bosnjes dhe Kosovës

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani u përplas me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, për krimet e kryera nga serbët në Bosnje dhe Kosovë.

Në një reagim për Radio Televizionin e Kosovës, RTK Osmani sqaroi se përplasja ndodhi gjatë diskutimit për krimet e serbëve në Bosnje -Hercegovinë dhe në Kosovë, në samitin e Brdo-Brionës:

“Kur ne folëm për këto krime, aty ndodhi kundërshtimi i Vuçiçit. Ne folem qartë për krimet e kryera edhe në Bosnje edhe në Kosovë dhe kjo e pengoi Vuçiç”.

Ajo shtoi se Serbia duhet të pranojë krimet në mënyrë që të ecë përpara:

“Unë isha e qartë që Serbia do të ecë përpara vetëm kur e pranon shtetin e Kosovës dhe vetëm kur i vë prapa grilave kriminelët. Vuçiq kishte qasje tjetër dhe kjo është për të ardhur keq”.

Osmani u shpreh se “Vuçiç institonte që ndryshimi i kujfijve të vendeve të Ballkanit Përendimor t’ju lihen vetëm shtetet anëtarëve që janë pjesë e OKB-së”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>