Osmani mbështet zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

Nga Exit News
Osmani mbështet zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani u shpreh se zgjedhjet e parakohshme do ta ndihmonin zhvillimin e demokracisë.

Deri në fund të muajit janar do të qartësohet mënyra e zgjedhjes së presidentit të ri, tha Osmani gjatë konferencës së përbashkët me Presidentin Meta ditën e mërkurë.

“Do të shihet nëse forcat politike aktuale do të kenë mundësi të zgjedhin një president të ri, apo vendi do të shkojë në zgjedhje”, tha ajo.

Ajo shtoi se përmes zgjedhjeve ka mundësi të tejkalohen disa vështirësi.

“Nuk mund të lejojmë që të vazhdohet me bllokada të tilla në kohën kur po përballemi me pandeminë dhe me të gjitha pasojat e pandemisë, që përfshijnë edhe çështjet ekonomike, që sot janë sfidë e secilës familje në Kosovë”, deklaroi Osmani.

Ndërkohë kryeministri Avdullah Hoti u kërkoi partive të zgjidhin çështjen e presidentit, ose ai do të ndikojë në shpalljen e zgjedhjeve të reja.

Parlamenti i Kosovës duhet të zgjedhë një president të ri brenda 5 muajsh.

Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj është i vetmi që ka shpallur kandidaturën deri tani. Partneri më i madh i koalicionit qeverisës, LDK-ja nuk e ka mbështetur atë.

Presidenti duhet të marrë dy të tretat e votave në Kuvend. Nëse asnjëri prej kandidatëve nuk i siguron këto vota në dy votimet e para, atëherë dy kanditatët me më tepër vota dalin në balotazh në një votim të tretë dhe të fundit, që vendoset me shumicë të thjeshtë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>