Osmani i bën thirrje Kuvendit të Shqipërisë të dënojë genocidin serb

Nga Exit News
Osmani i bën thirrje Kuvendit të Shqipërisë të dënojë genocidin serb

Presidentja në detyrë Vjosa Osmani i bëri thirrje Kuvendit të Shqipërisë të miratojë rezolutën kundër genocidit të ushtruar nga Serbia gjatë luftës së Kosovës.

“E para ka të bëjë me kërkesën që Kuvendi i Shqipërisë të miratojë vendimin që do të dënonte gjenocidin serb në Kosovë.  Kuvendi ynë tashmë e ka miratuar këtë deklaratë dhe kërkohet që përgjegjësit të dalin para drejtësisë”, tha ajo për mediat të mërkurën në Tiranë.

Kërkesë të ngjashme bëri më herët ndaj Kuvendit edhe Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri.

Gjatë një konferencë të përbashkët me Presidentin Ilir Meta, Osmani deklaroi se kufijtë e Kosovës duhet të mbesin të paprekur. Ajo falenderoi Metën për qëndrimin e tij kundër ndryshimit të kufijve.

Lajme te ngjashme