Osmani, mbështetja e Turqisë e rëndësishme për njohjen e Kosovës në botë

Nga Exit News
Osmani, mbështetja e Turqisë e rëndësishme për njohjen e Kosovës në botë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e cilësoi mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë thelbësore për njohjen dhe anëtarësim në organizatat ndërkombëtare të Kosovës, raporton Daily Sabah.

Duke folur për Anadolu Agency (AA) në forumin tre-ditor të Diplomacisë në Antalia, Vjosa Osmani-Sadriu tha, “Ne do të vazhdojmë të kemi nevojë për mbështetjen e Turqisë për të fituar më shumë njohje dhe do të vazhdojmë të kemi nevojë për mbështetjen e tyre për anëtarësim për organizatat ndërkombëtare “.

“Ne do të jemi në kontakt me institucionet turke për t’u siguruar që çdo përpjekje e jona ka mbështetjen e fortë të Turqisë, jo vetëm votën e tyre por gjithashtu që të kemi zërin e tyre për të lobuar në favor të njohjes dhe anëtarësimit të Kosovës, ” ajo tha.

“Sepse kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme jo vetëm për prosperitetin dhe zhvillimin tonë, por për paqen dhe stabilitetin në rajon,” shtoi ajo.

Marrëdhëniet midis Kosovës dhe Turqisë kanë qenë të forta për shkak të minoritetit turk në Kosovë dhe një komuniteti kosovar në Turqi. Këto minoritete duhet të vazhdojnë të jenë një urë midis dy kombeve, tha Osmani-Sadriu.

Në takimin e saj me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, Osmani-Sadriu tha se të dy udhëheqësit diskutuan bashkëpunimin në shumë fusha nga tregtia te shëndetësia te mbrojtja.

Presidentja vuri në dukje se 80% e prodhimit të Kosovës në sektorin e IT eksportohet në SHBA., “që tregon cilësinë e shkëlqyer”.

Ndërsa për bisedimet me Serbinë, Osmani-Sadriu tha se dialogu midis dy vendeve “nuk ka të bëjë me statusin e Kosovës. Statusi i Kosovës u zgjidh një herë e përgjithmonë në 17 Shkurt 2008.”

“Dialogu ka të bëjë me dy fqinjë që jetojnë krah për krah, duke hequr pengesat në tregti, duke folur për personat e zhdukur nga lufta dhe duke folur për çështje të tjera që janë në të mirë të dy popujve që ne përfaqësojmë në baza të barabarta si dy shtete sovrane . Ne ​​kurrë nuk do të pranojmë që pavarësia e Kosovës të jetë në atë tryezë, as kufijtë e saj”, tha ajo, duke shtuar se rishikimi i këtyre çështjeve vetëm do të destabilizojë të gjithë rajonin.

Ajo tha se rruga për integrimin evropian do të fitojë ritëm pasi të njihet nga më shumë vende.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>