Vjosa Osmani merr sot, 6 prill, në orën 10:00 detyrën e Presidentes. Kuvendi i Kosovës zgjodhi të dielën, 4 prill, Osmanin në postin e Presidentes.
Ajo u propozua si Presidente nga Kryeministri Albin Kurti. Osmani u zgjodh me 82 vota pro nga 120 të mundshme në Kuvend. Tre deputetët e LDK-së, Hoti, Veliu dhe Selamaj nuk votuan për Osmanin. Kurti arritit të bëjë 82 vota përmes listës serbe dhe një deputeteje të PDK-së.