
Vjosa Osmani mori zyrtarisht detyrën e Presidentit të Kosovës. Detyrën ja dorëzoi kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili mbante detyrën e presidentin.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka parakaluar pranë gardës së FSK-së së bashku me kryeparlamentarin Glauk Konjfuca.
Në ceremoninë e betimit ishin të pranishëm disa ambasadorë të disa vendeve, kryeministri Albin Kurti dhe anëtarë të kabinetit qeveritar.
Kuvendi i Kosovës zgjodhi të dielën, 4 prill, Osmanin në postin e Presidentes.
Ajo u propozua si Presidente nga Kryeministri Albin Kurti. Osmani u zgjodh me 82 vota pro nga 120 të mundshme në Kuvend. Tre deputetët e LDK-së, Hoti, Veliu dhe Selamaj nuk votuan për Osmanin. Kurti arritit të bëjë 82 vota përmes listës serbe dhe një deputeteje të PDK-së.