Osmani quan ‘të papranueshme’ vendimet e KQZ-së dhe paralajmëron masa

Nga Exit News
Osmani quan ‘të papranueshme’ vendimet e KQZ-së dhe paralajmëron masa

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani i ka konsideruar të pashembullta, të pahijshme dhe të papranueshme vendimet e Komisioni Qendror Zgjedhor të premten dhe i bëri thirrje që të ruajë integritetin.

Osmani tha se në mbledhjen e 22 janarit është ushtruar presion ndaj Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim dhe udhëheqësit të kësaj zyre.

“Ajo çfarë ka ngjarë dje e ka lënduar procesin zgjedhor dhe integritetin e KQZ-së. Por e kemi me çdo kusht që ta shpëtojmë këtë proces. Prandaj në asnjë moment e një asnjë mënyrë nuk duhet të lejojmë që të biem në kurthet që ndërtohen, me qëllim që ky proces të parandalohet dhe të stërzgjatet”

Gjatë një reagimi të shpërndarë në Facebook, Osmani paralajmëroi se nuk do të lejojë që situata të tilla të ndodhin sërish në këtë institucion.

“Në rast se ballafaqohemi sërish me situata të tilla sikur ajo e djeshmja, ku abuzohet me KQZ-në si institucion i pavarur për të shtyrë përpara agjenda partiake si dhe forum ku ushtrohet presion mbi shërbyesit civilë do të detyrohem të ndërmarr të gjitha masat për mbrojtjen e integritetit të KQZ-së dhe këtij procesi zgjedhor, ashtu siç e parasheh ligji për zgjedhjet dhe ashtu siç më detyron kushtetuta e vendit”

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të premten nuk ka certifikuar listat zgjedhore të subjekteve politike Vetëvendosje (VV), Nisma Socialdemokrate dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) pasi këto parti nuk i kishin zëvëndësuar kandidatët për të cilët Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) kishte thënë se nuk janë në përputhje Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme.

Ndërkohë, Zyra për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim i kishte rekomanduar KQZ-së që t’i certifikojë të gjithë kandidatët për deputetë, të cilët janë në kuadër të listave zgjedhore të subjekteve politike.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, NISMA Social-Demokrate janë ankuar të shtunën në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) lidhur me moscertifikimin e subjektit dhe kandidatëve për deputetë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>