Osmani: S’flasim për dialogun derisa na vdesin njerëzit për mungesë vaksinash

Nga Exit News
Osmani: S’flasim për dialogun derisa na vdesin njerëzit për mungesë vaksinash

Presidentja e Kosovës Vjosa Osman përsëriti sërish të premten deklaratën se Kosova nuk do e ketë prioritet dialogun me Serbinë për sa kohë “po vdesin njerëz për mungesë vaksinash”.

Qeveria e re e Kosovës e drejtuar nga Vetëvendosje nuk e ka vendosur në një nga prioritetet e saj dialogun me Serbinë.

“Nuk mund të flasim për dialog me Serbinë, derisa ne na vdesin njerëzit për mungesë vaksinash. Vaksinat janë prioritet dhe do ta bëjmë të pamundurën në bashkëpunim me partnerët tanë që t`i sigurojmë ato”, tha Osmani.

Osmani tha se qeveria po përpiqet të sigurojë vaksinat për qytetarët e Kosovës.

Pak ditë më parë Bashkimi Europian  i kërkoi sërish Kosovës që të vendos prioritet dialogun me Serbinë në politikën e jashtme.

 

Lajme te ngjashme