Pacientët asimptomatikë mund të mos e shpërndajnë virusin njësoj sa ato me simptoma

Nga Exit News
Pacientët asimptomatikë mund të mos e shpërndajnë virusin njësoj sa ato me simptoma

Personat e infektuar me Covid-19, por pa simptoma, mbartin të njëjtën sasi virusi sa ata të infektuar me simptoma. Por është e vështirë të përcaktohet se sa ata mund ta përhapin virusin tek të tjerët, për shkak se ata nuk kolliten dhe nuk shpërndajnë në ajër pikla pështyme të cilat infektojnë të tjerët.

Këto janë përfundimet e një studimi në Korenë e Jugut, publikuar nga BBC-ja.

Koreja e Jugut mundi të identifikojë dhe izolojë rastet asimptomatike përmes testimit në masë që nga fillimi i marsit. Ky studim u bazua në 1886 pacientë, të cilët reyultuan pozitivë në testimet më Covid-19, por që nuk kishin simptoma.

Ata u vendosën në një qendër trajtimi komunitare, ku ekspertët i bënin herë pas herë testimet.

Rezultatet e 1.886 testeve treguan se njerëzit pa simptoma në kohën e testit, kanë të njëjtën sasi të materialit viral në hundën dhe fytin e tyre, si pacientët me simptoma.

Studiuesit pranojnë se studimi i tyre nuk mund të “përcaktojë rolin” që prania e virusit tek pacientët asimptomatikë luan në përhapjen e virusit tek të tjerët.

Në teori, të kesh të njëjtën sasi të virusit në hundë dhe fyt do të thotë që të kesh po aq shumë material për të shpërhapur tek të tjerët.

Por njerëzit pa simptoma, shpjegojnë ekspertët, kanë më pak të ngjarë të kenë një kollë, që do të thotë kanë më pak mundësi për të lëshuar në ajë pikla pështyme.

Dr. Simon Clarke, një prej ekspertëve, sqaroi se ndërsa ekziston ende një rrezik nga njerëzit pa simptoma, dikush me simptoma që “kollitet dhe spërkat virusin” ka të ngjarë të jetë një rrezik më i lartë për të tjerët.

Studimi gjithashtu tregoi se virusi mund të zbulohej te njerëzit asimptomatikë për periudha të konsiderueshme kohore – megjithëse duket sikuar ata pa simptoma mund ta largojën virusin më shpejtë nga sistemi se sa ata me simptoma.

Koha mesatare nga diagnostikimi me Covid-19 deri në daljen negative të testit ishte 17 ditë në pacientët asimptomatikë dhe 19.5 ditë në pacientët simptomatikë.

Për shkak të natyrës së qendrës së izolimit, studimi nuk përfshiu njerëz me raste të rënda të sëmundjes. Ata ishin gjithashtu të rinj dhe më të shëndetshëm se mesatarja.

Shumica e testimeve të koronavirusit përqendrohen te njerëzit me simptoma, kështu që ka pak të dhëna për raste asimptomatike.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>