Padia e Bashës ndaj Veliajt për shpifje do gjykohet nga GJKKO

Nga Exit News
Padia e Bashës ndaj Veliajt për shpifje do gjykohet nga GJKKO

Gjykata për Korrupsion dhe Krim të Organizuar do të shyrtojë padinë për shpifje të kreut të PD, Lulzim Basha ndaj kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Vendimi është marrë nga Gjykata e Lartë, e cila zgjidhi përfundimisht mosmarrëveshjen e kompetencës midis Gjykatës së Tiranës dhe GJKKO.

Basha akuzon Veliajn se ka shpifur ndaj tij, konkretisht në tre deklarata:

  • Kryetari i PD-së u bë me 4 shtëpi gjatë tërmetit dhe pandemisë
  • Kryetari i PD-së ka përfituar gjatë periudhës së fatkeqësisë
  • Kryetari i PD-së ka ndërtuar kate pa leje.

Fillimisht çështja i shkoi Gjykatës së Tiranës e cila shpalli moskompetencë dhe ja kaloi GJKKO. Kjo e fundit vendosi që të çojë në Gjykatën e Lartë mosmarrëveshjen e saj me Gjykatën e Tiranës për të vendosur përfundimisht cila do të gjykojë padinë për shpifje të kreut të opozitës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>