Paga minimale, rreth 127 milionë euro më shumë për t’u paguar nga bizneset

Nga Exit News
Paga minimale, rreth 127 milionë euro më shumë për t’u paguar nga bizneset

Rritja e pages minimale përveç përfitimit direkt të punësuarve do të rrisë edhe detyrimet që i paguhen shtetit mbi rrogën, duke rënduar kështu bizneset.

Në emisionin “Me Pak  Fjalë” u fol për pagën minimale dhe si ndikon ajo në ekonomi, veçanëritsht tek bizneset.

Duke filluar nga 1 janari 2020, paga minimale në Shqipëri është 30 mijë lekë nga 26 mijë lekë që ishte.

Kjo do të rrisë të ardhurat e të punësuarve që paguheshin nën 30 mijë lekë por njëkohësisht do të rrisë detyrimet që i paguhen shtetit mbi rrogën, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore.

Këto detyrime paguhen nga punëdhënsi dhe punëmarrësi dhe janë në total 27.9% e pagës bruto.

Sipas llogarive të “Me Pak Fjalë”, rritja e pagave nga 26 mijë lekë në 30 mijë lekë do të ketë një kosto shtesë 5,116 lekë në muaj të bizneseve për çdo punonjës.

Kjo kosto do të jetë 2,558 lekë në muaj për ata që paguheshin mes 26 dhe 30 mijë lekë para 2021.

Në Shqipëri janë rreth 300 mijë persona që paguhen me pagën e re minimale 30 mijë lekë dhe kjo ka një kosto vjetore 127 milionë euro për bizneset.

Bizneset që pritet të preken më shumë nga këto kosto janë industritë fasone, që kanë një numër të lartë punonjësish me paga minimale, si edhe bizneset e vogla me pak punonjës.

Rritja e kostos për këto bizese mund të rrisë evazionin, duke mos i deklaruar punëtorët, ose në rastin më të keq shkurtime nga puna.

Megjithatë gjëja më e rëndësishme është masa e rritjes së pagës minimale. Nga disa ekonomistë vlerësohet se një pagë minimale deri në 60% të pagës mesatare nuk do të ketë efekte në ekonomi. Në rastin e Shqipërisë, paga mesatare është rreth 52 mijë lekë, kështu që një pagë minimale sa 60%, rreth 30 mijë lekë është e pranueshme.

Përtej saj, kostot për bizneset do të rriteshin shumë duke dështuar në qëllimin e rritjes së pagës minimale.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>