Mbi 3 mijë punonjës, përfitues të pagës së luftës, por që ende se kanë marrë atë për shkak të gabime në të dhënë, kanë afat deri në 31 gusht për të korrektuar të dhënat.
Në një njoftim, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sqaron se këta punonjës kanë gabime në të dhënat e llogarive bankare dhe për këtë shkak pagat nuk kanë kaluar.
Nga verifikimet e kryera pёr paketёn e parё dhe të dytë financiare, rezulton se 588 persona nga paketa e parë dhe 2553 individё ende nuk e kanё kryer procesin e saktёsimit e tё dhёnave bankare.
Drejtoria e Pёrgjithshme e Tatimeve ka publikuar listën e plotë të punonjësve me probleme të të dhënave në njoftimin e saj zyrtar, të cilin mund të gjeni këtu.