Pagat e luftës, punonjësit me gabime në të dhënat bankare afat deri në 31 gusht për t’i korrigjuar

Nga Exit News
Pagat e luftës, punonjësit me gabime në të dhënat bankare afat deri në 31 gusht për t’i korrigjuar

Mbi 3 mijë punonjës, përfitues të pagës së luftës, por që ende se kanë marrë atë për shkak të gabime në të dhënë, kanë afat deri në 31 gusht për të korrektuar të dhënat.

Në një njoftim, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sqaron se këta punonjës kanë gabime në të dhënat e llogarive bankare dhe për këtë shkak pagat nuk kanë kaluar.

Nga verifikimet e kryera pёr paketёn e parё dhe të dytë financiare, rezulton se 588 persona nga paketa e parë dhe  2553 individё ende nuk e kanё kryer procesin e saktёsimit e tё dhёnave bankare.

Drejtoria e Pёrgjithshme e Tatimeve ka publikuar listën e plotë të punonjësve me probleme të të dhënave në njoftimin e saj zyrtar, të cilin mund të gjeni këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>