Shumica e demokratëve kundër përjashtimit të Berishës nga grupi parlamentar

Sondazhi i zhvilluar nga Euronews Albania përgjatë muajit shtator tregoi se vendimi i kreut aktual të PD-së, Lulzim Basha për përjashtimin e ish-liderit Sali Berisha nga grupi parlamentar nuk rezulton popullor mes demokratëve. Vetëm 23.3% e votuesve të PD-së përkrahin vendimin e Bashës, përkundër 57.8% e votuesve të pyetur të cilët janë shprehur kundër vendimit.

Sodazhi: Berisha rezulton më popullor se Basha

Në një sondazh të kryer përgjatë muajit shtator nga Euronews Albania mes votuesve të PD-së, rezultoi se popullariteti i liderit të vjetër Sali Berisha qëndron në kuota më të larta se popullariteti i liderit aktual, Lulzim Basha. Sondazhi u zhvillua, mes të tjerave, për të kuptuar ndjeshmërinë e mbështetësve të Partisë Demokratike në lidhje vendimin

Basha përplaset me Manastirliun për menaxhimin e Covid-19

Kryetari i PD-së Lulzim Basha dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u përplasën të enjtën në Kuvend për menaxhimin e pandemisë së Covid-19. Basha u shpreh se qeveria ka “gënjyer për ndihmën ekonomike, për rimbusimin e të prekurve nga COVID-19, për tenderat me sekretin e dosjes, por mbi të gjitha kanë gënjyer për numrin e

Basha propozon një plan me 7 pika për ekonominë

Kryetari i PD-së Lulzim Basha i propozoi shumicës socialiste një plan me 7 pika për të përmirësuar ekonominë dhe mirëqënien e qytetarëve. Në seancën plenare, të enjten, Basha propozoi: Heqjen e taksës Rama për karburantin. Ulja e TVSH nga 20% në 6% për ushqimet. Respektimi i ligjit për çmimin real të energjisë. Subvencionimi i çmimit

Opinion: Jepi Berishës atë që i takon Berishës!

Sali Berisha është figura më e spikatur e tranzicionit post-komunist dhe politikani i cili ka influencuar më shumë nga gjithë të tjerët zhvillimet social-politike në Shqipëri në tre dekadat e fundit. Ai është një figurë e mbushur plot me dështime e suksese dhe plot me mëkate e mirësi. Duam apo nuk duam ne, Berisha do

Basha kërkon njohjen e Kosovës nga të gjithë vendet e BE

Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia dhe një marrëveshje e ndërmjetësuar nga BE mes dy vendeve ishin çështjet që theksoi kreu i PD, Lulzim Basha në samitin e Partisë Popullore Europiane për Ballkanin Perëndimor. Basha kërkoi angazhimin e BE-së në arritjen e një marrëveshjeje pasi “problemet e pazgjidhura mund të krijojnë kriza” duke vënë

Basha: Kriza energjitike vjen nga korrupsioni, jo nga jashtë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi të hënën se kriza në sektorin energjitik, e paralajmëruar një ditë më parë nga kryeministri Rama, nuk ishte e ardhur nga jashtë, por për shkak të keqmenaxhimit e korrupsionit të qeverisë. “Paratë që duhet të çonte për uljen e energjisë i ka marrë dhe ka pasuruar veten e

Basha i kërkon qeverisë të subvencionojë çmimin e energjisë

Kreu i PD, Lulzim Basha fajësoi qeverinë dhe kryeministrin Rama për rritjen e çmimit të energjisë që u paralajmërua më herët. Rritja e çmimit është përgatitur nga qeveria sipas Bashës ndërsa theksoi se në 8 vitet e fundit, shqiptarët janë përballur me çmimet më të larta në rajon. Basha kërkoi nga qeveria të mbështesë qytetarët

Berisha: Bisedat me Bashën i kam të dokumentuara

Ish-kryeministri Berisha deklaroi nga Shkodra se bisedat me Lulzim Bashën në zyrë i ka të dokumentuara “Unë këtu kam shumë dokumente, unë mund të faktoj shumë gjëra që i kam thënë Lulzim Bashës në zyrë ato që i keni kërkuar dhe ju dhe e kam kritikuar”, tha Berisha pa sqaruar se në çfarë forme ka

PD padit Evi Kokalarin për shpifje

Partia Demokratike njoftoi se do të padisë për shpifje Evi Kokalarin, aktivisten shqiptaro-amerikane të ftuar nga Berisha në “Foltoren” e tij pasi ajo akuzoi Lulzim Bashën se ka një dosje në SHBA kundër tij për fshehje të parave për lobim. PD akuzon Kokalarin si bashkëpunëtore të Edi Ramës pasi “ricikloi” tezat e tij, se PD

123195