Palmer: Amerika kërkon njohjen dypalëshe mes Kosovës dhe Serbisë

Nga Exit News
Palmer: Amerika kërkon njohjen dypalëshe mes Kosovës dhe Serbisë

Zëvendës-ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Matthew Palmer theksoi se SHBA-të duan njohjen dypalëshe mes Kosovës dhe Serbisë, dhe shpreson se dialogu i nisur në Bruksel do të përfundojë me të këtë arritje.

Në një intervistë për Balkan Insider, Palmer deklaroi se një zgjidhje e tillë e konfliktit shumë-vjeçar mes Kosovës e Serbisë ‘do të kishte ndikim të madh për stabilitetin në rajon dhe do të nxiste të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre të integrimit evropian.’

Lidhur me idenë e shkëmbimit të territoreve, Palmer u shpreh:

‘Ngritja e idesë së shkëmbimit të territoreve, mendoj unë, e heq vëmendjen nga synimi qendror, i cili është që palët të ulen, të diskutojnë këto probleme dhe të identifikojnë rrugën përpara drejt normalizimit. Ne e mbështesim këtë proces. Prandaj mendoj se është jashtë teme dhe thjesht shpërqendruese të diskutohen ide si shkëmbimet territorial.’

Dialogu Kosovë – Serbi rinisi në fund të qershorit, pas një ndërprerje dy vjeçare. Në 16 korrik, dy liderët e vendeve, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç u takuan në Bruksel me ndërmjetësimin e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell dhe të Dërguarit të Posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak

Në nëntor 2018, bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë u bllokuan sepse qeveria e Kosovës miratoi rritjen e taksës me 100 për qind për mallrat dhe produktet e importuara nga Serbia  dhe Bosnje-Hercegovina.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>