Pas Vjosa Osmanit, edhe kryeministri në detyrë i Kosovës Avdullah Hoti ka zhvilluar të enjten një takim virtual me Matheë Palmer, zëvendës-ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit.
Sipas raportimeve të Radio Europa e Lirë, ata folën për sfidat me të cilat përballet Kosova e veçanërisht, pasojat e pandemisë së koronavirusit.
“Kryeministri Hoti ka falënderuar z. Palmer për bashkëpunim dhe mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve për Kosovën në të gjitha etapat e shtetndërtimit”, thuhej në njoftim.
Hoti ka njoftuar në Kosovë do të vazhdojnë të zbatohen masat e njëjta për luftim të pandemisë së koronavirusit.
“Institucionet shëndetësore po funksionojnë me kapacitete të plota, furnizimi me barna është stabil, ndërsa deri në fund të muajit pritet të arrijë kontingjenti i parë i prej 33 mijë dozave të vaksinës COVAX dhe menjëherë të fillojë vaksinimi i qytetarëve”, ka thënë Hoti.