“Qëllimi im është të mundësojë rifillimin e bisedimeve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës për të arritur një marrëveshje”. Kështu u shpreh Mathew Palmer, përfaqësues special i Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) për Ballkanin Perëndimor në një intervistë për Agjencinë shtetërore të lajmeve në Serbi, Tanjug.
Palmer theksoi se ai e pranoi postin e ri sepse mendon se mund të arrijë një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, e cila do të ndryshojë të gjithë Ballkanin dhe do t’i hapë rrugën europiane Serbisë dhe Kosovës.
“Zgjidhja e çështjes së Kosovës është priorirtet i axhendës sime. Ne kemi një mundësi dhe ne duam ta përdori atë. Zgjedhjet në Kosovë do të mbahen më 6 tetor dhe në Serbi vjeshtën e ardhshme. Ne kemi mundësinë të vazhdojmë me bisedimet me te dy vendet edhe ndërmjet dy periudhave zgjedhore, dhe ne duhet ta përdorim këtë mundësi”, shtoi Palmer.
Palmer tha se ka shumë vështirësi në këtë proces, si rinisja e bisedimeve sa më shpejt të jetë e mundur, dhe gjetja e gjuhës së përbashkët.
Ai tha se shpreson që qeveria e re e Kosovës do të pranojë të heqë taksën në mënyrë që të rinisë dialogu, dhe Beogradi do të ndalojë përpjekjet e tij për “deligjitimizimin ndërkombëtar të Kosovës” si dhe do të ndalojë së lobuari tek vendet e vogla për të tërhequr mbrapsht vendimin e njohjes së Kosovës.
“Dicka e tillë nuk ndihmon. Të lobosh tek vendet e vogla për të tërhequr mbrapsht vendimin e njohjes së Kosovës mund të jetë një lëvizje taktike e suksesshme për Serbinë, për momentin, por ajo e ndalon Serbinë nga arritja e interesit të saj dhe nga arritja e një marrëveshje normalizimi me Kosovën. Ne shpresoj që të dyja palët të kuptojnë interesin e tyre dhe të arrijnë një marrëveshje,” theksoi Palmer.
“Ne urojmë një prespektivë evropiane për Serbinë. Serbia ka mbështetjen e SHBA-ve nëjsoj si Kosova. Ne duam të ndimojën të dyja palët, në identifikimin e pikave të përbashkëta të interesit, por edhe të ndryshimet e tyre dhe të arrijnë një marrëveshje e cila do të jetë në të mirë të të ardhmes së tyre”, shpjegoi Palmer.
Gjithashtu ai u shpreh se ShBA-të e kërkojnë sa më shpejt arritjen e një marreveshje ndërmjet dy vendeve.
Unë shpresoj që marrëveshje të arrihet sa më shpejt, dhe miqësia, mbështetja dhe angazhimi aktiv i SHBA-ve do të jetë i pranishëm në këtë proces.
Unë shpresoj që të dyja palët të kuptojnë nevojën dhe urgjencën për të rikthyer dialogun midis tyre sapo të mbyllen zgjedhjet në Kosovë dhe të formohet qeveria e re”, përfundoi Palmer.