Paloka akuzon qeverinë se bën premtime boshe: Të prekurit nga tërmeti ende në çadra

Nga Exit News
Paloka akuzon qeverinë se bën premtime boshe: Të prekurit nga tërmeti ende në çadra

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka akuzoi të shtunën qeverinë se “bën premtime boshe” referuar rindërtimit teksa shtoi se ka ende familje që jetojnë në çadra, pasi ngelën pa shtëpi nga tërmeti i 26 nëntorit.

Këto deklarata Paloka i bëri gjatë një vizitë në një familje në Durrës.

“Rama premtoi 4 vite më parë të ulë koston e jetesës dhe kosto e jetesës veçse është rritur. Tani ai po bën premtime të tjera boshe. Është koha për ndryshim”, tha Paloka gjatë vizitës.

Familja e prekur nga tërmeti tregon në një video të publikuar nga PD se ka përfituar bonos qiraje vetëm në muajin shkurt.

Një ditë më parë, të premten ishte përfaqësuesja tjetër e PD Grida Duma që denoncoi një tjetër rast.

Duma akuzoi  qeverinë se bën propagandë me rindërtimit por ka familje që nuk kanë përfituar edhe pse kanë aplikuar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>