Protestuesit që pushtuan për pak çaste kantjerin e ndërtimit në Parkun e Liqenit, përcollën pamje të betonizimit dhe shkatërrimit të shumë pemëve në Park.
Ky realitet mbahet larg syve të publikut me anë të një rrethimi me tel dhe me forca të shumta policie që ruajnë 24 orë perimetrin e kantjerit duke mos lejuar askënd të afrohet.