Panariti mohon akuzat e Murrizit për korrupsion në tendera

Nga Exit News
Panariti mohon akuzat e Murrizit për korrupsion në tendera

Edmond Panariti, ish-ministër i Bujqësisë dhe ish-sekretari i përgjithshëm i ministrisë Vojo Bregu reaguan të martën pas kallëzimit në SPAK nga deputeti Myslym Murrizi për abuzime me dy tendera me vlerë 10 milionë euro.

Panariti u shpreh se nuk ekziston një tenderi tillë i kryer nga ministria e drejtuar prej tij në 2017:

“Padi për diçka që nuk ka ndodhur kurrë ! Nuk ka tender të organizuar nga Ministria e Bujqësisë për sistem të vaditjes me pika me ujë të lumit Shkumbin për Bashkinë e Divjakës, siç deklaron prej kohësh paditësi opozitar i opozitës!Nuk ka! Kjo është lehtësisht e verifikueshme, pra është qesharake të paditësh pa objekt padije”.

Njësoj edhe Bregu that ë njëjtën gjë: “Ka vetëm një projekt të Bankës Botërore, të cilin për të qenë korrekt, po ia bashkëngjis këtij statusi”.

Murrizi paditi në SPAK Panaritin, Bregun kompanitë Alba konstruksion shpk dhe CurriI shpk Albania si dhe kompanisë fituese Natyral Farming shpk (NAFA) për korrupsion dhe shpërdorim të fondeve publike në dy tendera të kryera nga MInistria e Bujqësisë.

Tenderi i parë lidhet me ndërtimin e një sistemi vaditës, me vlerë 6 milionë euro që nuk ka punuara asnjëherë. Tenderi i dytë lidhet me blerjen e 1912 meshqerrave nga Danimarka në 2017.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>