Koronavirusi po vijon të përhapet në të gjithë botën, me thuajse 31 milion raste të konfirkuara në 188 shtete dhe thuajse 1 milion viktima.
Gjashtë muaj pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë e deklaroi pandemi, koronavirusi po vijon të shtojë numrat e të infektuarve në shumë shtete, përfshi ato që treguan sukses në menaxhimin e situatës gjatë valës së parë.
Numri i rasteve të konfirmuara gjatë pikut të pranverës është me shumë mundësi një nënvlerësim i nivelit të vërtetë të infeksionit, duke vlerësuar faktin se testimet nuk ishin të mundura në shumë shtete, raporton BBC.
Ku po shtohen të infektuarit dhe viktimat
Shumë rajone po regjistrojnë një rritje të rasteve të të infektuarve me koronavirus gjatë muajve të fundit, me Indinë që shton numrat në Azi.
Numri zyrtar i rasteve të konfurmuara në Indi ka kaluar 5 milion, shifra e dytë më i lartë në botë pas Shteteve të Bashkuara.
India regjistron thuajse 90,000 raste në një ditë, por numri i viktimave konsiderohet i ulët, në krahasim me numrin e popullsisë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë regjistruar thuajse 7 milion raste të infektuar me koronavirus, që do të thotë më shumë se 1/5 e totalit në rang botëror. SHBA ka gjithashtus hifrën më të lartë të viktimave nga Covid-19 me thuajse 200,000 vdekje.
Në Amerikën Latine, Brazili ka numrin më të lartë të vdekjeve, me thuajse 140,000 viktima derimë tani. Të infektuarit në Brazil kanë kaluar shifrën 4.5 milion, duke u renditur si vend ii tretë për nga numri më i lartë i të infektuarve.
Shumë shtete në Europë kanë regjistruar rritje të rasteve ditore dhe – një pjesë prej tyre – edhe masa të reja të ndalimit të qarkullimit.