Pandemia e Covid mund të ishte parandaluar nëse bota do të kishte reaguar më shpejt. Ky është përfundimi i ekspertëve të pavarur të nivelit të lartë, të paraqitura në raportin e OBSH-së, për virusin.
Grupi i ekspertëve u drejtua nga ish-kryeministri i Zelandës së Re Helen Clark dhe Ellen Johnson Sirleaf, ish-presidente e Liberisë.
Raporti shkruan se sistemet shëndetësore të vendeve të botës ishin të papërgatitur dhe të pak financuar, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë ishte e dobët.
Clark e përshkroi majin shkurt të vitit 2020 si “një muaj të mundësive të humbura për të shmangur një pandemi, pasi kaq shumë vende zgjodhën të prisnin dhe të shihnin”.
“Për disa, reagimi nisi vetëm kur shtretërit e reanimacionit në spitale filluan të mbusheshin”, tha ajo.
“Dhe atëherë ishte tepër vonë për të shmangur pandeminë. Në nivel global, punëtorët shëndetësorë u testuan në kufijtë e tyre dhe niveli i infeksionit, sëmundjes dhe vdekjes u rrit dhe vazhdon të rritet”, shkruhet në raport.
“Situata në të cilën gjendemi sot mund të ishte parandaluar. Një shpërthim i një virusi të ri, Sars CoV-2 u bë një pandemi katastrofike që tani ka vrarë më shumë se 3,25 milion njerëz dhe vazhdon të kërcënojë jetën dhe jetesën në të gjithë botën. Kjo është për shkak të një morie dështimesh, boshllëqesh dhe vonesash në gatishmëri dhe përgjigje. Kjo ishte pjesërisht për shkak të dështimit për të mësuar nga e kaluara”, u shpreh kryetari i grupit të ekspertëve.
Raporti u porosit nga drejtori i përgjithshëm i OBSH-së me nxitjen e vendeve anëtare, të cilat kërkuan në Asamblenë Botërore të Shëndetit në maj të vitit të kaluar një rishikim të paanshëm të asaj që ndodhi dhe asaj që mund të mësohet nga pandemia.
Dokumenti, gjithashtu thotë se kinezët zbuluan dhe identifikuan virusin e ri menjëherë kur u shfaq në fund të vitit 2019 dhe dhanë paralajmërimet e dhura që duhej të ishin marrë parasysh.
“Kur i kthehemi asaj periudhe në fund të Dhjetorit, 2019, mjekët në Wuhan vepruan shpejt kur dalluan tek disa individë një pneumoni jo normale”, përfundon raporti.