Pandemia rrit shitjet e produkteve të lluksit në Shqipëri

Nga Exit News
Pandemia rrit shitjet e produkteve të lluksit në Shqipëri

Pavarësisht pandemisë së COVID-19, importet e produkteve ushqimore, detergjentëve, mobiljeve dhe çuditërisht, bizhuteritë u rritën në krahasim me 2019.

INSTAT raportoi se importet e kafesë, cigareve, alkoolit dhe orëve u ulën. Ushqimet më të shitura për vitin 2020 ishin makaronat, drithërat, mielli dhe vaji.

Ka të ngjarë që konsumi i alkoolit të ketë rënë për shkak të ndalimit të dasmave, grumbullimeve me rastet e festave dhe mbylljes së lokaleve dhe klubeve.

Në rastin e produkteve të bizhuterive, u rritën me 5% më shumë se vitin 2019, shitjet e artikujve me vlerë mbi 1000 EUR.

Kjo rritje vjen si pasojë e personave të pasur që nuk kanë mundur të udhëtojnë jashtë vendit dhe I kanë shpenzuar paratë në dyqanet vendase.

Çuditërisht, shitja e detergjenteve u rrit me 50% në mars 2020, dhe në total gjatë gjithë vitit, ato u rritën me 8%.

Kërkesa për të kuq buzësh ra me 20% gjatë vitit, për shkak të mungesës së aktiviteteve dhe mbajtjes së detyrueshme të maskave. Kërkesa për trajtime të lëkurës së fytyrës, sapun dhe produkte të flokëve u rrit.

Kërkesa për produktet e syve dhe vetullave u kthye në nivelet normale pas bllokimit të parë. Shitjet e parfumeve mbetën konstante gjatë gjithë vitit, megjithë bllokimet dhe kufizimet.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>