Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka gjobitur me mbi 16 mijë euro disa nga partitë politike në Kosovë për shkelje gjatë fushatës zgjedhore.
Të hënën PZAP njoftoi se ka marrë nëntë ankesa për shkelje, por vetëm 6 prej tyre janë pranuar.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë gjobë prej 10.700 euro.
Partia Demokratike e Kosovës 2.000 euro, kurse Lidhja Demokratike e Kosovës 4.000 euro.
PZAP tha se partitë janë gjobitur për shkelje si:
- Përdorimi i objekteve publike për fushatë
- Vendosja e reklamave për fushatë zgjedhore
- Përdorimi i fëmijëve në fushatë
- Vendosja e posterave në rrugë dhe hapësira publike
“Birn” dhe PDK kanë depozituar ankesat pranë PZAP.
Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) është institucion i pavarur përgjegjës për të vendosur për ankesat dhe apelet që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor.
Fushata zgjedhore në Kosovë ka nisur zyrtarisht me 3 shkurt dhe zgjedhjet do të mbahen më 14 shkurt.