Paneli i Tiranës për Konferencën botërore për Lirinë e Medias vlerësohet pozitivisht

Nga Exit News
Paneli i Tiranës për Konferencën botërore për Lirinë e Medias vlerësohet pozitivisht

Konferenca Botërore e Lirisë së Shtypit 2020 (WPFC 2020) ka vlerësuar pozitivisht panelin e gazetarëve dhe ekspertëve organizuar nga Exit News, në 3 dhjetor, ku u diskutua për vetërregullimin e mediave dhe punën e gazetarëve në internet.

Paneli u organizua nga Exit News në partneritet me Këshillin Shqiptar të Mediave dhe Komitetin Shqiptar të Helsinkit, me mbështetje të Ambasadës Holandeze në Tiranë.

Takimi virtual mblodhi së bashku mbi 40 gazetarë lokalë, aktivistë të shoqërisë civile dhe aktorë të medias. Falë pjesëmarrjes së tyre interaktive u mësua më shumë  mbi atë se çdo të thotë të jesh sot gazetar, në mjedisin kompleks dhe sfidues të medias shqiptare.

Diskutimi u hap me një fjalim nga Ambasadorja holandeze Guusje Korthals Altes, e cila përsëriti përkushtimin e Hollandës për të mbështetur dhe promovuar  lirinë e medias dhe lirinë e shprehjes, si një gur themeli të politikës hollandeze për të drejtat e njeriut.

Po ashtu, gazetarja e Exit.al dhe anëtarja e bordit të Aleancës Etike, Alice Taylor foli për sfidat me të cilat përballej gjatë mbulimit të lajmeve politike në Shqipëri. Për këtë angazhim të sajin, ajo u bë dhe pjesë e një fushatë shpifjesh kundër saj. Ajo tregoi se si e shfrytëzoi frikën dhe e kanalizoi atë për ta përdorur për të folur për çështjet e lirisë së medias dhe lirisë së shprehjes në vend.

Gazetarja investigative Rezearta Caushaj shpjegoi se si Exit.al filloi si një projekt pasioni, por evoluoi në një nga zërat kryesorë, kritikë, të pavarur në vend.

Por ky nuk është një pozicion i lehtë për tu mbajtur. Me presionin që vjen nga të gjitha anët, rreziku për t’u futur në listën e zezë, lufta në lidhje me financimin dhe ruajtjen e pavarësisë janë kudo.

“Frika jonë më e madhe është se një ditë, do të duhet të heqim dorë nga Exit”, shpjegoi ajo.

Drejtoresha Ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Erida Skendaj adresoi një nga çështjet kryesore me të cilat përballen gazetarët, mungesën e ligjeve të punës dhe faktin që ato që ekzistojnë nuk zbatohen.

Ajo shpjegoi se sa gazetarë janë të detyruar të punojnë pa kontrata, me paga të ulëta, me orë të gjata dhe nuk kanë asnjë formë reale të ngritjes së zërit.

Koloreto Cukali, Drejtori Ekzekutiv i Këshillit Shqiptar të Mediave vuri në dukje se në mënyrë që gjërat të ndryshojnë, ne duhet të adresojmë modelin e biznesit nën të cilin veprojnë shumë media. Pronarët duhet të jenë me përvojë dhe të kualifikuar në gazetari, fondet duhet të vijnë nga burime ligjore, dhe gazetarët duhet të fuqizohen të jenë etikë, profesionistë dhe të mbështetur.

Ju mund të ndiqni diskutimin e plotë këtu. Ose, mund të dëgjoni një podcast të ngjarjes këtu.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme