Nisma Thurje do të bëjë opozitë në Kuvend nëse fiton mandate në zgjedhjet e 25 prillit.
Kështu u shprehën në emisionin “Me Pak Fjalë” përfaqësuesit dhe kandidatët e Nismës Thurje, Endri Shabani dhe Pano Soko.
“Ne nuk do të bëhemi patericë e asnjë force politike. Ne do të qëndrojmë në opozitë nëqoftëse populli nuk na jep shumicën që duhet për të qeverisur”, tha Soko.
Në rast se mandatet e tyre do të ishin vendimtare për formimin e një qeveri, Pano Soko deklaroi se ata nuk do të bënin koalicion dhe do të shkohet në zgjedhje të parakohëshme.
“Ndryshe do të tradhëtonim parimet tona sepse votuesi jonë nuk e do as Ramën as Bashën”, tha Shabani.
Ai shtoi se edhe në rast se nuk fitojnë përfaqësim në Kuvend pas zgjedhjeve, aktiviteti i Nismës Thurje do vazhdojë
“Ka zgjedhje bashkiake përpara, ka kauza publike që do i mbrojmë. Do propozojmë projektligje, do bëjmë ca kemi bërë deri sot edhe më shumë. Jemi përgatitur për një rrugë të gjatë”, u shpreh Endri Shabani.