Papa Françesku ka bërë apel të mërkurën që të ndalet dhuna në protestat e Mianmarit ku shumë persona kanë humbur jetën dhe të tjerë janë plagosur.
Papa tha se duhet t’i jepet fund “dhunës së përgjakshme”.
“Edhe unë gjunjëzohem në rrugët e Mianmarit dhe them: ndal dhunën”, ka thënë Papa nga Vatikani.
“Edhe një herë dhe me shumë trishtim ndiej urgjencë të flas për situatën dramatike në Mianmar, ku shumë njerëz, shumica e tyre të rinj, po humbin jetën në mënyrë që t’i ofrojnë shpresë vendit të tyre”, shtoi Papa Françesku.
Në protestat e Mianmarit që nisën më 1 shkurti janë vrarë dhjetra persona. Protestat nisën pasi ushtria mori pushtetin përmes një grushti shteti. Protestuesit kërkojnë lirimin e liderëve të zgjedhur me votë.